GJKKO i dha masat e sigurisë që në Qershor, SPAK veproi pas 2 muajsh! Në ndjekje penale edhe ish-ministrat Ilir Beqaj e Shkëlqim Cani

Detaje të reja kanë alë në lidhje me aferën korruptive të sterilizimit, për të cilën janë arrestuar biznesmeni Ilir Rrapaj dh eish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Burime bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme i ka nxjerrë masat e sigurisë që në muajin Qershor, por mbetet mister fakti pse SPAK vendosi të veprojë vetëm dje, 2 muaj pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Ndërkohë, GJKKO ka kërkuar që SPAK të ushtrojë ndjekje penale edhe për 6 ish-zyrtarë të tjerë, mes tyre edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani. Ky i fundit e refuzoi disa herë këtë koncesion, duke u shprehur se kostot ishin rritur, por e miratoi kontratën me kushtin që financimi i projektit të respektonte në mënyrë rigoroze limitin buxhetor të parashikuar për këto shërbime.

Përsa i përket Ilir Beqajt, dosja për ish-ministrin e Shëndetësisë është ndarë dhe nuk do të gjykohet bahskë me të arrestuarit.