Një trup i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz.
Polica në një reahim zyrtar thotë se nga verifikimet paraprake, trupi i përket 49 vjeçari E.N nga Laçi. Ai dyshohet se ka humbur jetën përpara disa muajve si pasojë e një aksidenti rrugor. Megjithatë pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes se tij.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.