Gjendet celulari i Ilaria Sulës, vrasësi i studentes shqiptare tregon se ku e kishte fshehur

Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vra në Romë më 26 mars nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson.

Telefoni u gjet në banesën e 23 vjeçarit, një muaj pas ngjarjes së rëndë. Mark Samson, pasi e vrau studenten 22-vjeçare, përdori celularin e saj për t’u dërguar mesazhe familjarëve të Ilarias, si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale, që t’i bënte të besonin se ajo ishte mirë dhe se ishte larguar me dëshirë. Ka qenë ai që ka treguar se ku e kishte fshehur telefonin.

Kujtojmë se krimi u zbuluar disa ditë pasi kishte ndodhur, pas alarmit që kishin ngritur famijarët e Ilaria Sulës.

22 vjeçarja, studente në Universitetin Sapienza në Romë, u godit me thikë nga ishi i saj në banesën e tij. Në shtëpi ishin edhe prindërit e 23-vjeçarit në momentin që ndodhi vrasja.

I riu e vendosin trupin në një valixhe dhe më pas e hodhi nga një shkëmb pranë Bashkisë Poli. Autopsia zbuloi se Ilaria ishte dhunuar dhe më pas u godit me thike për vdekje nga 23 vjeçari.

Ndërkohë në hetim për krimin makabër është edhe nëna e Samson, pasi dyshohet se ka ndihmuar djalin e saj për të fshehur kufomën.