Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit ka deklaruar se “Aleanca e kullave nuk do ta mbajë peng Partinë Demokratike”.
Ndërkohë, Basha refuzoi të përgjigjej pyetjeve te gazetarëve lidhur me njohjen e Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar të PD-së, nga 28 deputetë të kësaj force politike.
“Po çfarë po protestojnë ata atje, për minimumin jetik, emigracioni, vendet e punës me një rrogë te përballueshme, këto janë hallet e shqiptarëve. Nuk merremi me tallava dhe lojërat e vogla. PD do të fokusohet tërësisht tek problemet e shqiptarëve. Për një vit e gjysmë PD ka qenë në sulm dhe është marrë me veten e vet. Koha ku merreshin me njëri-tjerrin në kurriz të shqiptarëve ka marre fund. Aleanca e kullave nuk do e mbajë peng PD”, deklaroi Basha.