Gazment Bardhi kërkesë para seancës plenare: Komisioni i Reformës Zgjedhore të futet në rendin e ditës

Gazment Bardhi me anë të një shkrese zyrtare i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të bëjë një ndryshim në rendin e ditës, duke futur edhe Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu ai ka propozuar edhe emrat e rinj që do të jenë pjesë e këtij komisionio nga ana e opozitës, ku përveç tij, Oerd Bylykbashi është bashkëkryetar dhe si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Sipas tij, ky ndryshim i përbërjes së Komisionit është një domosdoshmëri, pasi në 1 vit e 6 muaj janë bërë vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin.