Gazetarja Arestina Skënderi ka bërë një denoncim sot në lidhje me skandalin me mishin e pulës me salmonelë që u fut në treg nga kompania “diMal”.
Gazetarja tregon se në një restorant kishte konsumuar fileto pule dhe kishte kaluar në gjendje të fikëti më shumë se 4 herë.
Skendëri tregon se ishte shtruar në spital dhe nga analizat rezultoi se i ishte prekur me një virus i familjës së salmonelës.
Në postimin e saj, gazetarja kërkon dorëheqjen e menjëhershme të drejtuesit të AKU-së, Manush Kullolli ndërsa thekson rëndësinë që të ndiqet penalisht.
Kujtojmë se një sasi e madhe me fileto pule me salmonelë është hedhur në treg dhe është konsumuar nga qytetarët shqiptarë, edhe pse siç tha AKU, kjo sasi ishte bllokuar.
Postimi:
Drejtuesi AKU të dorëhiqet dhe të hetohet penalisht!
Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim ne nje restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje te fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes se salomnelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha,,,, Qartazi, AKU është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh degjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashte janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askush nuk merr masa të duhura për te parandaluar situata të rënda.
Ajo që më shqetëson më shumë ne kete çështje eshte se tek çerdhet apo shkollat që shkojnë fëmijët konsumohet fileto e pulës. Kush na siguron ne qe fëmijët tanë nuk kanë konsumuar nga ky produkt me salmonele? Kush na siguron ë ky produkt nuk është shpërndarë më parë ne treg??
AKU, je institicioni që duhet të shkrihesh për paaftësinë që ke treguar prej vitesh..