Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka ironizuar mënyrën se si Martin Mane, djali i biznesmenit Samir Mane, arriti të lirohej pas arrestimit, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të bërë testin e alkoolit me justifikimin se ishte alergjik.
Media Ditari publikoi pak ditë më parë se si policia nuk kishte zbatuar detyrën pas aksidentit që Martin Mane shkaktoi, duke mos i bërë testin e alkoolit djalit të biznesmenit dhe duke e referuar në prokurori vetëm për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, edhe pse në njoftimin për mediat deklaronte se ai ishte në gjendje të dehur.
Në postimin e saj ironizues, Anila Hoxha thotë se një kushër nga Vlora i kishte thënë se do të fillonte prapë rakinë, dhe kur ta kapte policia, do deklaronte se “ishte alergjik” dhe policia nuk mund t’i bënte testin e alkoolit dhe prokuroria do ta shpallte arrestimin e tij të paligjshëm, madje pa vajtur fare në gjykatë.
Por, edhe më pikante ishte përgjigja që gazetarja i kishte dhënë kushëririt: “Ke ndërruar gjë babën,se ai që ke në letra stë ndihmon dot”.
Postimi i plotë:
Do i kthehem prapë rakisë – më tha kushëriri vlonjat. Ngaqë kishte lexuar se nëse deklaronte ” Jam alergjik”; policia nuk do ja bënte dot testin e alkolit dhe prokuroria do ta shpallte arrestimin e tij të paligjshëm madje pa vajtur fare në gjykatë.
Ke ndërruar gjë babën – e pyeta-se ai që ke në letra stë ndihmon dot.