Gazetarja Klodiana Lala ka folur dje në lidhje me hakerimin e kompjuterëve të prokurorëve të SPAK, ku janë ndërhyrë më disa emaile, sic bëri me dije edhe Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi zyrtar.
Lala gjatë emisionit “Tepaekspozuarit” tha se janë marrë materiale në lidhje me hetimet që po bëhen ndaj një ish-ministri, që aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një biznesmeni dhe punonjëse në kompaninë e këtij të fundit.
Megjithatë ajo nuk përmendi me emra se për cilin ish ministër bëhej fjalë, për të cilin SPAK ka kopsitur tashmë dosjen.
Gazetarja tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar mafioz, me prapavijë dhe qëllime serioze. Ndërkohë kërkoi nga SPAK që të bëjë transparencë se ku kanë përfunduar këto materiale që janë marrë.
“Materialet lidhen me hetimet ndaj një ish ministri, që është deputet aktual. Një biznesmeni dhe një punonjëse në kompaniën e këtij biznesmeni. Pavarësisht se materialet janë sensitive, nuk është e gjithë dosja hetimore. Se një dosje mund të ketë 70 fashikuj. Pra janë marrë materiale hetimore, por jo e gjithë dosja.
Është zbuluar një zyrë nga është bërë hakerimi. Zyra në një nga kullat në Tiranë. Është bërë kontroll në këtë zyrë. Pajisjet po kqyren nga prokurorët. Nuk mund ta them se ku, në këtë mënyrë mund të dëmtojmë një hetim, nuk e shoh si një histori të dy zyrtarëve. E shoh si histori mafioze, me qëllime të përcaktuara, shkatërrimi i reputacionit të SPAK, lufta e klaneve brenda mazhorancës Të gjithë personat rezultojnë të lidhur me një eksponent të lartë të PS. SPAK të na thotë nëse është i përfshirë.
Nuk është histori e Arnoldit dhe Zambakut, por më e lartë nga një grup i strukturuar mafioz, me prapavijë dhe qëllime mafioze. Sa do të shkojë SPAK te kreu i grupit, të na e thonë prokurorët. Ku kanë përfunduar materialet? A ka ndërhyrje?”, tha ajo.