Gazetari paralajmëron “tërmet” në Bashkinë e Tiranës: Mazniku në qeveri për të shpëtuar nga afera e inceneratorit

Arbjan Mazniku, ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt, u emërua dje Ministër për Punët Vendore nga kryeministri Edi Rama.

Por kjo lëvizje sipas gazetarit Baton Haxhiu është një sinjal i qartë se Rama e ka marrë në qeveri Maznikun për ta shpëtuar nga problemet që pritet të krijojë SPAK në Bashkinë e tiranës në lidhje me inceneratorin e kryeqytetit.

Baton Haxhiu: Për ata që nuk dinë për Maznikun, Mazniku nuk është njeri politik, por njohjen e njerëzve, databazës, mënyrën si funksionon në PS ndoshta është më meritori nëse ka koordinim me bashkitë. Mazniku edhe për një arsye është hequr, për arsye sepse Bashkia e Tiranës do të tronditet ndoshta me grupin e njerëzve në javët e ardhshme për shkak të inceneratorit të Tiranës dhe shkëputja e Maznikut nga ai grup ndoshta është…

Blendi Fevziu: Pse do të ketë probleme inceneratori me Bashkinë e Tiranës?

Baton Haxhiu: Unë besoj që një grup do të ketë shumë probleme, shumë probleme. Tërheqja e Maznikut në qeveri ndoshta është një sinjal të njeriu që do të bartë një peshë në qeveri dhe do ta heqë nga Erion Veliaj ose nga grupi që ka udhëhequr me Bashkinë e Tiranës i cili ndoshta do të jetë një figurë teknike dhe socio-politike në të ardhmen.