Gazeta më e madhe greke shkrim për Safet Gjicin: Kishte zili lavdinë e Bill Klinton

Media greke “Protothema.gr” i kushtuar një artikull ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, i cili është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në Shqipëri.

Gazeta më e madhe greke shkruan se Gjici kishte zili lavdinë e Bill Klinton-it, ish presideni amerikan i mbajtur mend kryesisht për skandalin seksual me një vajzë të re.

“Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kukësit, Safet Gjici, në Shqipërinë verilindore ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pas publikimit të një videoje rozë që e shfaqte atë duke bërë seks në zyrën e tij, në bashkinë e qytetit të vogël. Videoja rozë , e cila u shpërnda me shpejtësi përmes WhatsApp-it, tregonte ish-kryebashkiakun të dashuruar me një të re, me të cilën ai zbuloi se është në një lidhje. Në njoftimin e tij, ai foli për kurth nga kundërshtarët politikë, të cilët iu hakmorën – sipas pretendimeve të tij – për rizgjedhjen e fundit”, shkruan media greke.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, 51-vjeç, rezulton i martuar dhe baba i katër fëmijëve, njëri prej të cilëve e ka bërë gjysh.