Gardisti i “21 janarit” në listat e PS-së, xhaxhai i Aleks Nikës që mbeti i vrarë shpërthen kundër Blendi Klosit: Keni gabuar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi është ndjerë në vështirësi të madhe gjatë një interviste në emisionin “Real Story”.

Ka qenë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë në protestën e 21 janarit, i cili i kërkoi drejtuesit të emisionit Sokol Balla të pyeste Klosin, nëse Partia Socialiste do ta kandidojë për deputet Agron Malajn.

Në mesazhin që lexoi gazetari Balla, xhaxhai i Aleksit e cilëson gabim të madh nëse Partia Socialiste do ta kandidonte Malajn për deputet.

“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar””, tha ai.

Agron Malaj ka qenë ish-komandat i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar 2011, ku katër protesues u qëlluan për vdekje para kryeministrisë, mes të cilëve dhe Aleks Nika.

Të martën Malaj dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Bashkisë së Matit duke dhënë sinjal të qartë se do jetë në listat për deputet në radhët e Partisë Socialiste.