“Gabimi” i kompanisë lobuese në letrën drejtuar DASH, Berisha nuk e komenton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka komentuar “gabimin” e bërë nga kompania lobuese për t’i hequr non gratën, në letrën e dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se nuk është zëdhënës i kompanisë dhe se për çdo pyetje, gazearët duhet t’i drejtohen asaj. Po ashtu Berisha nuk komentoi pagesat e bëra nga PD kundrejt kësaj kompania lobuese, e cila i kërkon DASH që të heq non gratën për kryedemokratin Berisha.

“As për të parën, as për të dytën. Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë. Nuk jam zëdhënës i kompanisë, kompania ka rregullat e saj të funksionimit, drejtohuni asaj.

Edhe njëherë, nuk kam asnjë koment për ato çka nuk më takojnë mua. Për ato, shkruaji kompanisë, të të kthejë përgjigje kompania.

Rëndësi të madhe këtu ka që ajo është transparente, nuk është mafioze siç ishte Lou Bladel, McGonigal, Rossini. Ajo është transparente. McGonigal merrte para kundër Sali Berishës dhe fshihej. McGonigal punonte për sanksionimin e Sali Berishës dhe fshihej. Pra, të mos i ngatërrojmë gjërat sepse ti je gazetar.

Dhe për McGonigal, Altin Troplini hesht si fija e barit, paçka se Edi Rama nga zyra e tij i ka dhënë 225 mijë dollarë për të punuar kundër Sali Berishës dhe opozitës.
Kurse ato janë probleme transparente. Ajo kompani i ka afishuar që të gjitha.Pagesat nuk kanë asnjë lidhje me mua.
Tani, për të gjitha këto, drejtohu kompanisë, unë nuk jam zëdhënës i saj.