Rei Mete, 33 vjeçari që qëlloi me grushta për vdekje Armando Meshaun ditën e djeshme në Vlorë, ka dhënë dëshmitë e tij për vrasjen e 55 vjeçarit Armando Meshau.
Në dëshmitë e tij të disajta ai mban një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Sipas burimeve të policisë, Mete ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente. Rei Mete kallzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallzuar. Meta gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushtave. Sipas tij vdekja e 55-vjecarit pretendohet të jetë aksidentale.
Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Mete fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës, anëtares së KLP-së, Nurihan Seitit. Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrveshjeve të mbante dhe ai përfitime. Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakortësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes. Në lidhje me pamjet filmike policia vijon të mbetet e rezervuar dhe nuk ka një version zyrtar për to apo për komplet ngjarjen në fjlalë. Detaje të reja priten në vazhdim.