Fshiu mesazhet në telefonin e saj, lirohet nga burgu i dashuri i polices së vetëvrarë

I dashuri i polices së vetëvrarë në Kamëz, Endri Nika është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Tiranës.

28 vjeçari ishte arrestuar të shtunën për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pas vetëvrasjes së polices 21 vjeçare Aldorjana Loshi.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “Arrest në shtëpi” Endri Nikan, i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur. Ai dyshohet se ka fshirë mesazhet me të në telefonin e efektives.

Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “Detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në “Arrest shtëpie”.