Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, duke e dënuar me 1 vit burg për fshehje pasurie.
Dënimi u pezullua dhe ish-kryebashkiaku do të qëndrojë në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Po ashtu, Gjykata e Apelit konfirmoi edhe konfiskimin e një apartamenti në zonën e Lungomares në Vlorë, i cili nuk ishte deklaruar nga Tushe, ashtu si dhe shpenzimet për blerjen, punimet dhe mobilimin e tij.
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe ishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, dënim që e përfundoi në janar të vitit 2023.