Fronëzohet sot Kryepeshkopi Joan, të pranishëm përfaqësues të politikës dhe drejtues të besimeve fetare

Në Katedralen Ngjallja e Krishtit, po mbahet sot ceremonia të fronëzimit të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Joan Pelushi.

Ky i fundit u zgjodh si Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos në moshëm 95 vjeçare.

Ceremonia po ndiqet nga përfaqësues të lartë nga Shqipëria dhe Greqia, si ministri i mbrojtjes grek, Nikos Dendias.

Të pranishëm janë presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ish presidenti Bamir Topi, ish- presidenti Alfred Moisiu, si dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Po ashtu, të pranishëm janë edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Mondi, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, dhe Kryetari i Këshillit Ndërfetar, Dom Gjergj Meta.

Ndërkohë ditën e nesërme, kryepeshkopi Joan Pelushi do të mbajë në Katedralen Ngjallja e Krishtit shërbesën e parë si kryepeshkop, tashmë i fronëzuar.