Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka depozituar ditën e sotme dy rekurse në Gjykatën e Lartë.
Në njërën prej tyre ai kërkon të shpallet i paligjshëm arresti në flagrancë ndaj tij. Ndërsa në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.
Beleri qëndron në burg prej 12 Majit të këtij viti, kur u arrestua në flagrancë duke blerë votat e 8 qytetarëve. Ai ka kërkuar disa herë masa më të lehtë sigurie, por Gjykata nuk ka pranuar.

