Francesco Greco dhe miqtë e tij mbrëmje artistike bamirësie në TKOB në 6 Tetor, në mbështetje të Fondacionit “Down Syndrome Albania”

Violinisti i njohur Francesco Greco dhe miqtë e tij instrumentistë do të mbajnë në 6 Tetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, një mbrëmje artistike bamirësie.

Ky koncert do të zhvillohet në mbështetje të Fondacionit “Down Syndrome Albania” dhe të gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për këtë fondacion.

Francesco Greco së bashku me Antonio Cascarano në Bas, Daniele Dettolin në Tastierë dhe Mino Inglese në Bateri, do të dhurojnë emocione të forta për të gjithë spektatorët që do të kenë mundësi t’i ndjekin nga afër.

Biletat mund t’i gjeni online deri në datën 2 Tetor, si dhe fizikisht te Biletaria e TKOB nga data 2-6 Tetor.

Kliko këtu për të blerë biletën online