Ditën e djeshme një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu Finiqin dhe më pas flakët u përhapën edhe në Delvinë ndërsa u ngrit alarmi për dëmtimin e Parkut Arkeologjik.
Flakët u favorizuan edhe nga era që frynte ndërsa ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Beteja me flakët zgjati shumë orë dhe në ndihmë shkoi dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu deklaroi se nuk ka dëme të mëdha si pasojë e flakëve pasi zjarri është izoluar në kohë. Të njëjtën gjë tha dhe Ministri Blendi Gonxhja, duke siguruar se flakët nuk prekën Parkun Arkeologjik në Finiq.
Pamjet e mëposhtme tregojnë pasojat pikërisht në Parkun Arkeologjik të Finiqit ku zona rreth e përqark është shkretuar nga flakët.