FOTO/ Këta janë të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik, viktima dy vëllezër, kushëriri i tyre dhe një shok

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në Fushë-Prezë ku humbën jetën 4 të rinj, 2 prej tyre vëllezër. Viktima mbetën Enejd dhe Erild Laçi, 25 dhe 20 vjeç, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi 22 vjeç.

Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me betonieren që drejtohej nga Aleksandër Krrashi, i cili nuk ka pasur patentë për të drejtuar mjete të tonazhit të rëndë.

Ndërkohë makina ku udhëtonin 4 viktimat ka qenë me shpejtësi të lartë. Në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, çka tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare dhe më pas ka përplasur nga pas betonieren.

Burime për mediat bëjnë me dije se tre prej të rinjve kishin pritur në Rinas Enejd Laçin që sapo ishte kthyer nga Gjermani. Më pas ishin nisur drejt banesave të tyre, kur mjeti “Mercedez Benz” u përplas me betonieren. Mjeti më pas shpërtheu në flakë për shkak se ishte me motor benzinë-gaz.

Trupat e pajetë janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.