Aeroporti i Stambollit, vitin e kaluar, me një shifër mesatare prej 1, 401 fluturimesh në ditë, për të tretin vit radhazi u bë aeroporti më i frekuentuar në Evropë.
Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (EUROCONTROL) publikoi raportin “Pasqyrim i Aviacionit Evropian” për vitin 2024.
Sipas raportit, në periudhën në fjalë, në krahasim me vitin paraprak, duke e rritur numrin e fluturimeve me 2 për qind, Aeroporti i Stambollit kreu mesatarisht 1,401 fluturime në ditë. Kështu, Aeroporti i Stambollit u rendit përt të tretin vit radhazi në majë të listës, raportojnë mediat vendase.
Pas Aerportit të Stambollit, me mesatarisht 1.336 fluturime në ditë, Schiphol i Amsterdamit u rendit i dyti, kurse aeroporti Heathrow i Londrës i treti me 1.302 fluturime.
Raporti përfshin gjithashtu shifrat e fluturimeve të kompanive ajrore.
Sipas tyre, linja ajrore ajrore turke, Turkish Airlines, u rendit e treta në Evropë, duke kryer mesatarisht 1.435 fluturime ditore në vitin 2024.