Ligjvënësit në Florida kanë miratuar një projektligj që ndalon përdorimin e mediave sociale për moshat nën 16 vjeç. Kjo nënkupton se platformat e mediave sociale duhet të fshijnë të gjitha llogaritë e të miturve.
Projektligji do të kërkojë që platformat e mediave sociale të ndalojnë të miturit të krijojnë llogari të reja, të mbyllin ato ekzistuese të atyre më të rinj se 16 vjeç dhe të përdorin verifikimin e moshës për mbajtësit e llogarive, pa përjashtim nga leja e prindërve.
Propozimi do të duhet ende të kalojë në Senatin e shtetit përpara se të shkojë në tryezën e guvernatorit Ron DeSantis.
Prej kohësh në shumë vende është ngritur alarmi për përodrimin e rrjeteve sociale nga të rinjtë.
Dëmet e mundshme të përdorimit të mediave sociale përfshijnë rrezik më të madh për të vuajtur nga depresioni dhe ankthi. Disa studime treguan gjithashtu rrezik më të madh të rezultateve negative shëndetësore për vajzat adoleshente, duke përfshirë ushqimin e çrregullt dhe gjumin e dobët.