Flakët përfshijnë autobusin me pasagjerë në Elbasan, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje

Një autobus i linjës Elbasan-Tiranë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit, në hyrje të qytetit të Elbasanit, teksa raportohet se autobusi ka patur pasagjerë brenda.

Fatmirësisht, pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë dhe aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar nga flakët.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por bëhet me dije se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.