Firmoset vendimi/ Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Kukës

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria e shqiptare ka vendosur të lirojë nga detyra Prefektin e Qarkut të Kukësit, Agron Geca.

Por vendi i tij nuk do mbetet bosh pasi qeveria ka “vrapuar” për të gjetur pasuesin e tij.

Në këtë post është emëruar Dritan Baji, i cili do të drejtojë në vazhdim Prefekturën e Qarkut të Kukësit.

Vendimet e Miratuara nga Këshilli i Ministrave:

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.