Altin dumani do t’i dorëzojë detyrën si kreu i Prokurorisë së Posaçme dy ditë më vonë ku do të zëvendësohet nga Klodian Braho, pas 3 viteve të suksesshme në drejtimin e këtij institucioni.
Por, përpara se të lërë detyrën, ai është siguruar që qytetarëve shqiptarë t’u bëjë një “dhuratë” të fundit për festat e fundvitit.
Lexo edhe: Një ministër nën hetim! Dhurata e fundit e Dumanit për shqiptarët si kreu i SPAK?
Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për dhënie autorizimi për arrestimin e Ballukut mban pikërisht firmën e Altin Dumanit, që mund të jetë edhe firma e fundit e ti e vendosur si kreu i Prokurorisë së Posaçme.
Në shkresë thuhet se SPAK kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” me masën e sigurisë “arrest /heqje lirie” për Belinda Ballukun.
Shkresa e plotë:
I nderuar z. Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar Deputetë të Kuvendit,
Mbështetur në nenet 73, 95,103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenet 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi,
parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025.
