Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha feston sot 80-vjetorin, ndërsa kjo ditëlindje e gjen atë në arrest shtëpie.
Përmes një postimi në Instagram, Berisha shkruan se sot është në majën e motivimit për betejën më të rëndësishme të jetës së tij, ndërsa shton se është më i motivuar se kurrë për shkak të betejës me “narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!”
“Sot 80 vjeç! Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar!
Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.
Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!
Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterreshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores!”.