Festa e Pashkës/ Radhë të gjata në Kapshticë, emigrantët shqiptarë presin prej disa orësh për të kaluar doganën

Kanë qene të shumtë emigrantët që jetojnë në shtetin grek, të cilët kanë festuar në Shqipëri Pashkën. Por me përfundimin e kësaj feste po kthehen në Greqi, por siç ndodh zakonisht janë përballur me fluks në doganë.

Në Kapshticë po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera.

Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke.

Emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë që presin të kalojnë kufirin. Sipas tyre, kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa thonë se në çdo festë ndodh e njëjta gjë.