50 vjeçari, Naim Likometi, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 8 mars është gjetur sot i pajetë në Ksamil.
Trupi i pajetë është gjetur i pajetë rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës” dhe paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur”- njoftoi policia.
Burime për mediat bëjnë me dije se Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.
Telefoni celular i tij ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.