“Është vrarë, mos e kërkoni!”, shqiptari zhduket pa gjurmë në Spanjë, mesazhi që mori familja e tij

Një shqiptar është zhdukur në Spanjë që prej muajit Maj të këtij viti. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Miklovan Danaj, babai i një fëmije të mitur.

Ai është zhdukur që prej datës 11 Maj dhe përsoni i fundit që e ka takuar është bashkëshortja e tij. Ka qenë kji e fundit që ka bërë edhe denoncimin në polici.

Mësohet se pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja dhe ka thënë që “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.

Miklovan Danaj ka qenë i ndaluar në burg në Itali për 3 muaj. Ndërkohë familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.