Erzen Breçani flet në sallën e gjyqit: Në burg jam prej djalit, unë e këshilloja të mos merrej me gjëra të paligjshme

Erzen Breçani, ish nëndrejtori i Policisë së Tiranës ka folur sot në gjyqin ku pritet të vendoset masa e sigurisë për të, pas akuzave të SPAK për pastrim parash.

Breçani ka thënë se në burg është prej të birit Eralbit, i cili ndodhet në kërkim.

Ish efektivi i RENEA-s ka përmendur edhe disa nga aksionet që ka bërë kur ishte në detyrë, duke kujtuar se dikur ka rrezikuar jetën për t’i shërbyer shtetit.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. I kam shërbyer shtetit. E kam këshilluar djalin të mos merret me gjëra të paligjshme, nuk e di se ccfarë ka bërë. Nuk kam prova me çfarë merret im bir. Unë vetë i kam shërbyer këtij shteti dhe kam vënë jetën në rrezik në shumë aksione ku janë arrestuar personazhe , njerëz të botës së krimit”, është shprehur Erzen Breçani.

Akuzohet për pastrim parash pasi në disa përgjime rezultion se ai ka marrë 350 mijë euro nga i biri dhe i ka investuar në një HEC.