Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për dënimin e tij me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.
Në shkresën e rekursit, Salianji thotë se kundërshton vendimin e datës 18 dhjetor 2019, por edhe vendimin e datës 26 shtator që e dënoi me 1 vit heqje lirie.
Salianji po vuan dënimin në burgun e Fierit, për atë që njihet ndryshe si dosja “Babale”. Vendimi i Apelit që rikonfirmoi dënimin me 1 vit burg për ish deputetin demokrat u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike. Të tillë e quajti edhe vetë Salianji, ku tha se është i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm.
Edhe pse në burg që prej datës 27 shtator, Salianji vijon të jetë aktiv në jetën politike përmes reagimeve të shumë të rrjete sociale.