Veliaj regjistrohet si votues në Durrës/ A e humbet mandatin e kryebashkiakut? Ja çfarë parashikon ligji

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rezulton se tashmë është një banor i Bashkisë së Durrësit dhe me qëndër votimi në I. E. P. V. D. Durrës. Sipas listës së zgjedhësve, ai është i 182 në qendrën e votimit 14-2202. Këto janë të dhënat nga faqja zyrtare e KQZ për Veliajn, i cili aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit për korrupsion dhe pastrim parash.

Por duke qenë se Erion Veliaj është tashmë një banor i Durrësit, lind pyetja: A e humbet ai mandatin si kryebashkiak i Tiranës?

Nëse marrim parasysh neni 61, pika 1, gërma “c”, të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.

Tashmë që Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Megjithatë rasti pritet të qartësohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Kujtojmë se Veliaj është dërguar në paraburgimin e Durrësit që prej datës 12 shkurt, aty ku pritet të votojë në zgjedhjet e 11 Majit.

Veliaj nuk është i vetmi politikan që voton nga burgu. Në radhët e socialistëve është edhe Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja, edhe këta të dy votues për Qarkun e Durrësit.