Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar ditën e sotme nga burgu drejt spitalit të burgut për arsye shëndetësore.
Burime për mediat bëjnë me dije se ai ka shfaqur probleme me tensionin, dhe është nisur drejt spitalit për një kontroll dhe disa analiza.
Gjatë 6 muajve qëndrimi në paraburgimin e Durrësit, ai ka humbur rreth 10 kg nga pesha trupore.
Kujtojmë se Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ai ka bërë disa herë kërkesë për të dalë nga burgu, por të gjitha janë refuzuar.