Erion Veliaj del para GJKKO më 9 mars, nis gjykimi në themel

Seanca e parë gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, do të mbahet më 9 mars në orën 09:30 në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Trupi gjykues do të kryesohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa relatorë do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej një viti. Më 9 shkurt, GJKKO vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të tij, bashkëshortes Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe shoqërive të lidhura me ta.

Kryebashkiaku u arrestua më 10 shkurt 2025, pas një hetimi të SPAK. Sipas organit të akuzës, Veliaj dhe bashkëshortja e tij dyshohet se kanë ndërtuar një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, me qëllim përfitimin e paligjshëm nga fondet e Bashkia e Tiranës si dhe nga ryshfete të dyshuara nga biznesmenë kontraktorë.

SPAK pretendon se shuma e përfituar arrin rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se janë përdorur kryesisht për blerje luksoze online nga Ajola Xoxa.

Seanca e 9 marsit pritet të shënojë nisjen zyrtare të procesit gjyqësor në themel, ku palët do të paraqesin qëndrimet dhe provat përkatëse përballë trupit gjykues.