Erion Braçe thirrje SPAK e Policisë së Shtetit të veprojnë ndaj skemave piramidale online: Mijëra njerëz po grabiten

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me skemat piramidale online, të cilat po mashtrojnë qytetarët shqiptarë me investime në kriptovaluta.

Braçe thotë se platforma Xuexa nuk po i lejon qytetarët që të dalin prej saj dhe për të tërhequr paratë për të investuar.

Në reagimin e tij, Braçe i bënë thirrje Policisë së Shtetit dhe SPAK që të veprojnë pasi mijëra njerëz po mashtrohen dhe grabiten nga këto skema piramidale online.

Reagimi i Braçes

Beteja me piramidat online! Xuexa ju nëninterpreton viktimat, duke ju bllokuar daljen nga platforma dhe tërheqjen e parave, kjo ndodhi që nga dje!

Të gjithë ata nga Divjakë e Lushnjë, që kanë tentuar të dalin dje dhe sot nga Xuexa, kanë hasur vështirësi për të dalë dhe për të tërhequr paratë.

Ata duhet të kalojnë nga muri i tyre në platformë, për të transferuar paratë në Binance dhe më pas për të vazhduar për të tërhequr cash në Kosovë! (Albin, di ndonjë gjë për këtë?)

Shenja e dytë më e qartë e piramidës është kjo! A e mbani mend rrapushin manual? Tregojani fëmijëve që të bindën më në fund!

Për banorët e Divjakës e Lushnjës, të cilët janë zhytur në këtë piramidë online, kam tani këtë lutje:

Dje në mbrëmje, pasi u ndaluan të dilnin nga Xuexa, ata u njoftuan në Telegram për një grup të ri dhe një platformë të re, ku do të transferoheshin paratë e tyre!

Mooooos e hani edhe këtë gënjeshtër! Boooooll, ju kanë gënjyer e grabitur! Boooooll! Një thirrje kam për Policinë e Shtetit, Krimin Kibernetik, Krimin Ekonomik dhe Financiar, Prokurorinë e Fierit, Tiranës, dhe SPAK-un gjithashtu:

Nxitoni, nxitoni, njerëzit e Xuexa janë ende në Divjakë dhe Tiranë; veproni, sepse mijëra njerëz po grabiten!