Erdogan vjen të enjten në Tiranë për ta përuruar, Turqia emëron Imam turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë

Shqipëria ka qenë gjithmonë vendi i harmonisë fetare, ku besimtarë të të gjitha besimeve jetojnë dhe ushtrojnë lirisht besimin e tyre.

Por, ndërhyrjet nga jashtë dhe idetë e “çmendura” të qeverisë duket se po e prishin këtë harmoni. Presidenti turk Erdogan është një nga ata që po ndërhyn më shumë te Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për shkak se kërkon largimin e Gylenistëve nga KMSH.

Të enjten, Presidenti turk do të vijë në Tiranë, ku do të inagurojë edhe Xhaminë e Namazgjasë, e financuar edhe nga qeveria turke. Kjo Xhami ka vite që ka përfunduar ndërtimin, por nuk është inauguruar për shkak se Erdogan nuk dëshiron që anëtarët e organizatës “FETO” të jenë pjesë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ndaj, për ta patur nën kontroll Xhaminë e Namazgjasë, qeveria turke ka emëruar një Imam turk, i cili është Enes Bastur. Ka qenë vetë Imami që e ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale, por më pas e ka fshirë postimin.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Ndërkohë, për hapjen e Xhamisë së Namazgjasë nuk ka patur asnjë reagim nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, apo për emërimin e ndonjë Imami.

Nëse rezulton se njoftimi i vetë Imamit është i vërtet, atëherë kemi të bëjmë me një shkelje të të drejtave të KMSH-së, i cili është institucioni që duhet të bëjë përzgjedhjen e Imamëve që drejtojnë Xhamitë në vend.

E enjtja do të sqarojë gjithçka në lidhje me Xhaminë e Namazgjasë, teksa pritet që Erdogan t’i kërkojë sërish Ramës largimin e gylenistëve nga vendi.