Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama tha se së bashku ata folën edhe për luftën kundër terrorizmit dhe veçanërisht organizatës FETO. Më tej, lideri turk tha se ai shpreson se së bashku me Ramën do të luftojnë terrorizmin.
“Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror Shqipërinë. Siç e dini vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej shekullit. Me konsultimet tona të sotme ne e thelluam partneritetin tonë strategjik, që ndërtuam në 2021 mbi këtë themel historik. Ne kemi theksuar vendosmërinë tonë për të thelluar bashkëpunimin ne fusha të ndryshme.
Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar.
Ne ramë dakord që të intensifikojmë investime të ndërsjella. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e shëndetësisë, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord.
Do ofrojmë mbështetje për forcat e armatosura, në fushën e pajisjeve ushtarake.
Ne diskutuam edhe luftën kundër terrorizmit në veçanti kundër FETO. Me mikun tim, zotin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot”, tha Erdogan.
FETO është një lëvizje që u themelua në vitin 2016 nga kleriku Fethullah Gülen, kundërshtari politik i Erdogan. Në vitin 2026, protesta kombëtare u zhvilluan në Turqi, kundër qeverisë së Erdogan, gjë që ky i fundit i ka quajtur ato grusht shteti. Pas protestave, Erdogan e shpalli atë një organizatë terroriste. Në marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, Turqia shpesh ka përsëritur kërkesa për të ,byllur shkollat që lidhen me Gylenin dhe të dëbohen mësuesit, që Turqia i quan “Gylenist”.