Në reagimin e tij kundër Shoqatës së Prokurorëve, kryeministri Edi Rama shkruante se kjo shoqatë ishte ende e paregjistruar sipas ligjit, por brenda afateve kohore.
Por, një dokument i publikuar nga gazetarja Klodiana Lala tregon se Shoqata e Prokurorëve është e regjistruar, duke nxjerrë në pah se si kreu i qeverisë tentoi të mashtronte qytetarët.
“Sapo genjeu serish mbreti lakuriq”, shkruan Lala.
Prej disa kohësh kryeministri Rama tenton të sulmojë prokurorët dhe gjykatësit publikisht, duke tentuar edhe të kthejë opinionin publik kundër tyre. Këtë shqetësim shrpehur sot edhe shoqata e Prokurorëve, të cilën Rama tentoi ta sulmojë menjëherë, por që kësaj radhe i doli blof, pasi mashtrimi i tij u zbulua.
