EMRI/ Vritet me plumb në kokë biznesmeni në Tiranë

52 vjeçari Eduard Reçi është vrarë në një atentat që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Biznesmeni, u qëllua me plumb në kokë, dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëvë te Trauma, ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, aty ku viktima kishte ndërtuar një nga pallatet, në rrugën ‘Faik Konica’. Po ashtu mësohet se ai ka qenë vetëm në momentin kur dikush i është afruar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ashtu sikurse edhe motivet. Familjarët e tij kanë thënë se 52 vjeçari nuk kishte konflikte me askënd.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, teksa më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor që po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim”- njoftoi policia paraprakisht.