EMRI/ Vdes tragjikisht 60 vjeçari në Fier, e zuri poshtë zetori që po rregullonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Grecalli në Fier ku 60 vjeçari Agron Sukulli, ka humbur jetën teksa po punonte për riparimin e një mjeti bujqësor.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së Agron Sukullit, i cili po rregullonte zetorin, që ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë.

“Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën”- thotë policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje të rëndë.