EMRI/ Tjetër vetëvrasje në vend, 37 vjeçari në Vlorë qëllon veten me armë zjarri

Një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fushës së sportit në fshatin Nartë të Vlorës.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan 37 vjeçarin Arjan Demiraj drejt aktit ekstrem, por policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot, në fshatin Nartë, në afërsi të fushës së sportit, dyshohet se shtetasi A. D., është vetëvrarë me armë gjahu, të cilën e kishte me leje.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”– njofton policia.