EMRI/ Tentoi të vriste me armë burrin e mbesës së tij një muaj më parë, 68-vjeçari ekstradohet nga Gjermania

68-vjeçari Sulejman Kapllani, i cili tentoi të vriste me armë zjarri Selami Brahimin në shkurt të këtij viti, është ekstraduar nga Gjermania.

Ngjarja ndodhi më 8 shkurt në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, ku 68-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri burrin e mbesës së tij.

68-vjeçari Kapllani, i cili është xhaxhai i gruas së të plagosurit, e qëlloi Brahimin me breshëri plumbash teksa ky i fundit po futej në makinën e tij. Nga ngjarja 60-vjeçari mbeti i lënduar në fytyrë

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 11.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.