Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar sot në qytetin e Vlorës, ndërsa një 37 vjeçar ka mbetur i plagosur. Ky i fundit, i identifikuar si Skerdi Mehmetaj është paraqitur në spital, i plagosur me armë në pjesën e këmbës.
Aktualisht ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se në të gjitha hyrje-daljet në Vlorë janë ngritur postblloqe, për kapjen e autorit të dyshuar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.