EMRI/ Shqiptarja vritet me thikë dhe lihet në mes të rrugës në Greqi, shpallet në kërkim bashkëshorti

Një vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi të Athinës. Sipas raportimeve të mediave greke, shqiptarja e identifikuar si Enkelejda Danaj.

Trupi i saj i pajetë u gjet në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj kishte edhe thikën me të cilën është vrarë.

Grupi hetimor deri më tani ka përjashtuar pistën e vrasjes për grabitje, pasi 40-vjeçares shqiptare i është gjetur çanta e paprekur me sendet personale, portofoli dhe celulari.

Dyshohet se autor i krimit të rëndë është bashkëshorti i saj, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar 3 herë më parë për dhunë, bashkëshortin e saj.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Ndërkohë autoritetet janë duke u përpjekur që ta lokalizojnë bashkëshortin e viktimës dhe ta marrin në pyetje në lidhje me ngjarjen.