EMRAT/ Sherr me thika në spitalin “Shefqet Ndroqi”, mjeku plagos infermierin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Sipas polcisë, punonjësit e spitalit janë përfshirë në një sherr me thika.

Mjeku radiolog Dashmair Çajka ka goditur me thikë infermierin Mikel Osmani, i cili ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve. Autori i dyshuar është arratisur nga spitali, ndërsa Policia po punon për arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.