Në Tiranë janë sekuestruar katër pasuri me vlerë rreth 287 000 euro. Këto pasuri dyshohen se janë vendosur nga aktiviteti kriminal i kryer jashtë vendit.
Sipas policisë, pasuritë i përkasin shtetasit Artan Leka, i cili është dënuar në Itali për veprën penale të prostitucionit.
Konkretisht janë sekuestruar dy apartamente dhe dy automjeteve në pronësi të Artan Lekës të sekuestruara gjatë operacionit “Origjina”, me vendim të Gjykatës së Tiranës
Në Itali, 53-vjeçari ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.