EMRI/ Rama emëron kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit

Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit. Vendimi është marrë sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Sa i takon drejtorit të ri, më herët Rexhepi ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPA.

Këshilli i Ministrave vendosi në qershor të këtij viti, krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit (DPAK).

Misioni i DPAK-së është të sigurojë parandalimin e goditjen e korrupsionit në institucionet e administratës shtetërore, entet publike, si dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror.