EMRI/ Ra nga tarraca e hotelit të tij, humb jetën biznesmeni në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli humbi jetën tragjikisht.

Burime bëjnë me dije se shtetasi Krenar Stroka, bashkëpronar i Hotel Olimpik ndodhej në tarracën e hotelit kur dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash.

Ai u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.