Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Freskut në Tiranë.
Një 27-vjeçar i identifikuar si Juglen Abazi, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri.
I riu Abazi ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në Spital.
Grupi hetimor dhe Policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.