EMRI/ Ngjarje e rëndë, minatori humb jetën brenda galerisë së minierës në Bulqizë

Një minator ka humbur jetën sot brenda një galerie të një miniere në Bulqizë. Mësohet se minatori që ka ndërruar jetë është 40 vjeçari Sokol Toçi.

Nga informacionet paraprake, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së minatorit. Kujtojmë se aksidentet në miniera vijojnë të jenë një problem shqetësues në vendin tonë.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që i mori jetën 40 vjeçarit në vendin e punës.